Aktualitet

Videoja në Maqellarë/ Reagim nga PS e Dibrës: Nuk e dimë a është i LSI. Atë ta thotë drejtësia. Në dimë që nuk është i PS me siguri

Videoja në Maqellarë/ Reagim nga PS e Dibrës: Nuk e dimë a

Personi që u ndalua të enjten me makinë në Maqellarë të Dibrës e ku PD pretendon se po blinte vota, nga shuma 5 milionë lekë e zbuluar në makinë nuk është i PS-së. Këtë deklaron Shtabi elektoral i PS në Dibër. Kandidati për deputet i PS, Dionis Imeraj ka publikuar deklaratën e Shtabit elektoral në Dibër ku i bëhet thirrje prokurorisë të hetojë e të zbardhë deri në fund ngjarjen e djeshme. Në deklaratë thuhet se Denis Gjoli është i LSI dhe u emërua në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie

Ndërkaq, vetë juristi i Bashkisë Bulqizë Denis Gjoli, i cili u ndalua nga PD ka thënë se paratë i kishte marrë hua nga një i afërm i tij në Durrës për arsye familjare.

Deklarata e Plotë nga PS në Dibër:

Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste Dibër, informon opinionin publik për sa më poshtë:

PS e Dibrës mbështet pa asnjë rezervë hetimin dhe zbardhjen deri në fund të rastit të djeshëm, ku një turmë e orkestruar njerëzish ndaluan një makinë me pretendimin se kishin kapur një votëblerës socialist. Për ne çdo individ që përfshihet apo kryen një krim elektoral nuk ka ngjyrë, po meriton vetëm ndëshkim.

Por pas verifikimeve të hollësishme ne konkluduam se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS. Ai është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.

Ne nuk e dimë dhe as na takon të hamendësojmë nëse ky individ ishte vërtetë një blerës votash për LSI. Këtë le ta thotë drejtësia. Ajo që ne dimë dhe e themi me plot gojën është se ky individ s'ka lidhje me PS dhe se nëse ka një shqetësim real për mundësinë e shitblerjes së votave, ky shqetësim vjen vetëm nga një parti: Lëvizja Socialiste për Integrim.

Videoja në Maqellarë/ Reagim nga PS e Dibrës: Nuk e dimë a

*Tiranapost.al.