Aktualitet

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo, Ministria: Terreni i vështirë

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo, Ministria: Terreni

Një tjetër zjarr këtë herë në Porto Palermo ka dëmtuar pyjet e zonës. Ndërsa zjarrvënësit këtë verë duket se po ia hedhin drejtësisë lufta me flakët vijon të jetë e vështirë për uniformat e mbrojtjes.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo, Ministria: Terreni

Sipas ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi zjarri në Porto Palermo është tashmë nën kontroll por për shuarjen e tij është dashur angazhimi i të paktën 40 trupave si dhe i një helikopteri.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo, Ministria: Terreni

“40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo. Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë. Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri,” shprehet Peleshi.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo, Ministria: Terreni

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë dy javëve të para të muajit Gusht janë raportuar 95 vatra zjarri ndërsa 212 të tjera u regjistruan në qershor dhe korrik.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo, Ministria: Terreni

Kryeminisri Edi Rama ka tërhequr disa herë gjatë kësaj vere vëmendjen e prokurorëve sidomos nëpër rrethe, të cilët sipas tij i lënë të lirë autorët e zjarreve edhe kur ata kapen nga Policia.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo, Ministria: Terreni