Aktualitet

Virologia e njohur në Wuhan bën deklaratë shqetësuese për viruset

Virologia e njohur në Wuhan bën deklaratë shqetësuese

Virologia kineze e cila njihet për punën e saj me koronaviruset tek lakuriqet e natës bën një deklaratë shqetësuese. Ajo ka thënë se viruset që po zbulohen tani, bashkë me koronavirusin e fundit janë vetëm maja e ajsbergut.

E njohur si 'gruaja e lakuriqëve të natës', Shi Zhengli, e cila është zv.drejtore e Institutit të Virologjisë në Wuhan thotë se studimet mbi viruset duhet të bëhen transparente dhe në bashkëpunim mes shkencëtarëve dhe qeverive. Politizimi i shkencës për të është për të ardhur keq pasi nuk i shërben askujt. 

Virologia dhe shkencëtarja thotë se janë shumë të nevojshme studimet për viruset e kafshëve; Nëse duam të parandalojmë vuajtjet njerëzore nga shpërthimet e sëmundjeve të tjera infektive./ Bloomberg Business