Aktualitet

Virologia shton dyshimet pasi tha se koronavirusi u krijua nga dora e njeriut në Wuhan

Virologia shton dyshimet pasi tha se koronavirusi u krijua nga dora e njeriut

Virologia kineze, Li-Meng Yan, e para që bëri deklaratën shokuese se koronavirusi ishte krijuar nga njeriu në laboratorin në Wuhan, së fundmi  i shton dozën e dyshimeve duke thënë se përveçse virusi është krijuar nga njeriu, është bërë e gjitha me qëllim.

Në një intervistë për Wion, virologia thotë se ajo ka bërë disa zbulime ku përfshin dhe qeverinë kineze dhe tregon se si kjo pandemi po ndikon në gjithë botën me paratë dhe fuqinë e shtetit.

Virologia ka treguar se ka punuar në Hong Kong për shumë vite dhe se sipas eksperiencës së saj, nuk ka virus të tillë të natyrshëm.

Fuqia e partisë komuniste kineze ndikon aq shumë në botë, shumë më tepër sesa imagjinata jonë, shton ajo. 

Sipas saj, qeveria kineze kishte dijeni të plotë për përhapjen e virusit, u krijua për të mposhtur vendet e tjera dhe se kjo do të ndikojë edhe në studimet që po bëhen për të gjetur vaksinën.

Për shkak të deklarave të saj, virologia thotë se po intimidohet familja e saj dhe po përdoren rrjete sociale për ta sulmuar.

Virologia ndodhet në SHBA pas deklaratave. 

Linku origjinal: https://www.indiatvnews.com/news/world/coronavirus-origin-china-lab-wuhan-claim-chinese-virologist-dr-li-meng-yan-651902