Aktualitet

Virusi futet tek Gjykata e Posaçme: Merret vendimi për mbylljen

Virusi futet tek Gjykata e Posaçme: Merret vendimi për mbylljen

Një gjyqtar nga Gjykata e Posaçme është konfirmuar me koronavirus. Sipas mediave, ndër to News 24, është infektuar pikërisht kreu i Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni.

Virusi futet tek Gjykata e Posaçme: Merret vendimi për mbylljen

Për këtë arsye Gjykata është kyçur dhe pritet të bëhet dezinfektimi i ambienteve dhe të merren tamponë të personave me të cilët gjyqtari Simoni ka pasur kontakt.

3-4 javët e fundit ai ka qenë i pranishëm në disa seanca gjyqësore. Gjyqtari dyshohet se ka 5 ditë që është infektuar, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik i kontakteve.

Gjykata e Posaçme dhe SPAK janë në të njëjtën godinë.

Gjykata e Posaçme që nga mesi i shpërthiimit të pandemisë ka vendosur tunelë dezinfektues dhe me masa mbrojtëse.