Copernicus, shërbimi evropian i klimës e konsideron vitin 2024 si më të nxehtin të regjistruar ndonjëherë në histori.
António Guterres, kreu i OKB-së e përshkroi rekordin si "përçarje klimatike".
"Ne duhet të dalim nga kjo rrugë drejt rrënimit dhe nuk kemi kohë për të humbur," tha ai duke bërë thirrje për uljen e emetimit të gazeve që ngrohin planetin.
Temperaturat mesatare globale për vitin 2024 ishin rreth 1.6C mbi ato të periudhës para-industriale. Kjo thyen rekordin e vendosur në 2023 me pak më shumë se 0.1C.
Met Office, NASA dhe grupe të tjera klimatike do të publikojnë të dhënat e tyre sot gjithashtu, por rezultati pritet të jetë njësoj. Viti 2024 ishte më i nxehti.