Aktualitet

Vitin tjetër nis ndërtimi i HEC-it të Skavicës, ku përfitojnë shqiptarët dhe si do financohet?

Ndërtimi i HEC-it pritet  që të kapë shumën e 500 mln eurove, 350 mln llogariten për ndërtimin dhe 150 mln të tjera për shpronësimet dhe infrastrukturën. Financimi do bëhet nga shteti.

Vitin tjetër nis ndërtimi i HEC-it të Skavicës, ku

Sot fillojnë zyrtarisht procedurat për finalizimin e projektit e hidrocentralit të Skavicës. Ky HEC do të ndërtohet me 100% financim nga shteti, bëri me dije kryeministri Rama ditën e sotme dhe pritet që puna të fillojë vitin tjetër.

Vitin tjetër nis ndërtimi i HEC-it të Skavicës, ku

Vitin tjetër nis ndërtimi i HEC-it të Skavicës, ku

Vitin tjetër nis ndërtimi i HEC-it të Skavicës, ku

“Kanë kaluar shumë vite që nga skicimi i planit për HEC-in e Skavicës. Me ndryshimin e sistemit u bënë nga të gjitha qeveritë përpjekje për realizimin e  saj. Në 2008 qeveria e mëparshme hapi një tender për ndërtimin e hidrocentralit dhe në 2009 duhet të shpallej fituesi gjë e cila nuk ndodhi.

Ne e kthyem Skavicën në tavolinë dhe në 2017 në Samitin e Triestes hec-i i miratua si një ndër projektet prioritare të procesit të Berlinit. Kemi vendosur që këtë vepër të madhe ta financojmë 100% me buxhetin e shtetit”, tha Rama i cili shtoi se do të rriten kapacietet për energji të pastër.

'Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit. Me Skavicën ne rrisim kapacitetin e prodhimit të energjisë së pastër.

Kjo besoj e bën Shqipërinë një fuqi dinjitoze energjetike dhe patjetër që i jep mundësi ekonomisë të rikthehen më e mirë. Ambicia jonë është të dalim më të fortë pas dy goditjeve që morëm më tërmetin dhe COVID-19.

Jemi shumë optimist për vitin e ardhshëm për kapërcimin e parashikuar për ekonominë si rezultat i të gjitha reformave. Po e mbyll me një thënie për njerëzit e pazotë pasi kjo e ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje dhe kjo është vërtet e dhimbshme. Drini mjaltë me pru nuk mund me ngjye as gishtin': tha Rama.

Kryeministri tha në fund se shumë shpejt pritet që të fillojë ndërtimi i rrugës -Milot-Thumanë-Rrogozhinë-Fier.