Aktualitet

Vizita e Merkel nesër në Tiranë devijon lëvizjen e makinave në disa rrugë: Njoftimi me rëndësi për shoferët

Vizita e Merkel nesër në Tiranë devijon lëvizjen e makinave

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton ditën e nesërme Tiranën në kuadër të turit të takimeve me liderët e rajonit për procesin e Berlinit, që synon përshpejtimin e përbashkët të integrimit europian per 6 shtetet e Ballkanit Perendimor. Për për shkak të vizitës së saj, dhe çështjeve të sigurisë, në disa segmente rrugore do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së makinave.

Vizita e Merkel nesër në Tiranë devijon lëvizjen e makinave

Policia e Shtetit ka njoftuar shoferët për rrugët që do preken, konkretisht:

Konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave. Shoferët duhet të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik, nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të ditës së nesërme. Ata duhet të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në vendin tonë, më datë 14.09.2021, në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Shërbimet e Policisë do jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës që do kenë nevojë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që përherë i janë përgjigjur apelit të Policisë dhe i fton ata që të denoncojnë në Komsiariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e profesional.

***

Ndërkaq, kjo është axhenda e kancelares:

0.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business

Kujtojmë se Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post.

Kjo është vizita e dytë në Tiranë e kancelares, pas vizitës në vitin 2018.

Vizita e Merkel nesër në Tiranë devijon lëvizjen e makinave

*Tiranapost.al.