Ka mbërritur në portin e Shëngjinit anija "Libra" me 8 emigrantë. Kjo është dërgesa e dytë nga Italia. Fillimisht ishte planifikuar që do dërgoheshin 9 persona, por për shkak të moshës dhe shëndetit të dobët, u la në Itali.
Këta emigrantë do të vendosen fillimisht në Shëngjin, ku do të identifikohen dhe më pas do të transferohen në qendrën e Gjaderit, për riatdhesim.
Anija ushtarake “Libra” ka një kapacitet për transportin e rreth 200 pasagjerëve.