Aktualitet

Vjosa do të shpallet Park Kombëtar

Vjosa do të shpallet Park Kombëtar

Vjosa do të shpallet Park Kombëtar. Ministira e Turizmit dhe Organizata amerikane ’Patagonia’kanë firmosur memorandumin ku zotohen se do të punojnë së bashku për të rritur mbrojten e lumit Vjosë.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh:

“Vjosa shqiptare është forca e paepur e natyrës, e mbijetuara e vetme e lumenjve të egër të kontinentit tonë, damari i fundit lumor ku s'ka asnjë gjurmë kontaminimi të zhvillimit industrial që i ka kthyer lumenjtë e Europës në egërsira të zbutura për cirkun e prodhimit energjitik. Vjosa do të mbetet e vetmja egërsirë ujore që do të vazhdojë ta dëshmojë, mu siç ishte në ditën e krijimit, spektaklin e shtretërve të lumenjve europianë. Nën mantelin mbrojtës të Parkut Kombëtar, Vjosa do të jetë aty e paprekur, për Shqipërinë, për Europën, për planetin që duam për fëmijët e fëmijëve tanë.ë jemi të qartë se kur flasim për park kombëtar, marrim përsipër ndalimin kategorik të çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që mund të cënojë trupin e lumit dhe krahët e tij. Duke shpallur Vjosën Park Kombëtar do të kemi përfitime ekonomike.”- tha Rama.