Aktualitet

Vlora bën bashkë Shqipërinë dhe Kosovën në 110-vjetorin e Pavarësisë

Vlora bën bashkë Shqipërinë dhe Kosovën në

Vlora edhe këtë vit është qendra e festimeve të Pavarësisë së Shqipërisë, aty ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar duke e shpallur shtetin shqiptar një shtet sovran.

Vlora bën bashkë Shqipërinë dhe Kosovën në

Kryeministri Edi Rama, vendosi një kurorë me lule me u përkul me respekt pranë monumentit simbol të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi, ku zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla, Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, drejtues të pushtetit vendor, si dhe qindra qytetarë të Vlorës dhe jo vetëm.

"Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën dhe të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme. Unë i bëj apel vetëdijes shqiptare se atdheu dhe kombi kanë nevojë për përkushtimin dhe dashurinë e secilit prej nesh”, tha Begaj.

Pas fjalës së mbajtur nga Presidenti Begaj, festimet në qytet vijuan me aktivitete të ndryshme dedikuar kësaj dite.