Aktualitet

Meta letër KED për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese e të Lartë: Vonesat të pajustifikueshme

Meta letër KED për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese e të

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare KED –së për ngritjen e Gjykatës Kushtetuse dhe Gjykatës së Lartë.

Meta kritikon KED se veprimtaria nuk po ecën me ritmet e duhura dhe se ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjore është kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas tij vonesat e KED pengojnë ngritjen e GJK dhe të GJL.

Presidenti ka evidentuar problematikat, të cilat i quan të pajustifikuara dhe në dijeni ka vënë edhe disa institucione të tjera si Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Kuvendin e Shqipërisë dhe Avokatin e Popullit. Meta gjithashtu kërkon të merren masa në mënyrë që të vihen në funksion Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.