Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në tre ditët e para, si bëhet procedura

Nisja zyrtare e regjistrimeve të emigrantëve shqiptarë prej 11 Janarit është pritur me interes të lartë.
Në tre ditët e para janë regjistruar 8727 emigrantë. Sipas raportimeve gati 73% janë burra. 62 % i takojnë grupmoshës 25-45 vjeç.
Zgjedhësit duhet ta bëjnë vetë aplikimin, pasi sistemi kërkon shfaqjen e fytyrës drejtpërdrejtë, e cila krahasohet me foton e dokumentit të identifikimit.
Diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimit.
Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ https://apps.apple.com/al/app/komisioni-qendror-i-zgjedhjeve/id6448755948
ose
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.kqz.app.kqz&pcampaignid=web_share
ose nëpërmjet faqes https://kqz.gov.al