Aktualitet

Vrasësit ishin veshur si policë, kur qëlluan njëherësh Bujar Çelën! Flet pronari i lokalit ku ndodhi krimi

Vrasësit ishin veshur si policë, kur qëlluan njëherësh

Katër persona të maskuar dhe të veshur si policë qëlluan sot njëherësh për vdekje Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Viktima nuk kishte asnjë precedent penal, teksa punonte si taksist në të zezë në Elbasan.

Vrasësit ishin veshur si policë, kur qëlluan njëherësh

Ai ishte ulur në një nga tavolinat jashtë lokalit në Bradashesh, ku po pinte kafenë e mëngjesit. Pronari i lokalit ka qenë brenda në momentin e ngjarjes dhe ka deklaruar se nuk ka dëgjuar të shtëna. Ai rrëfen se ishte duke shërbyer në banak kur dëgjoi një zhurmë.

"Pinte kafe në mëngjes. S'ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë- shumë i mirë. Isha brenda kur ndodhi ngjarja", ka thënë pronari për mediat.

Pistoletat me të cilat është qëlluar viktima dyshohet se ishin me silenciator.

Vrasësit ishin veshur si policë, kur qëlluan njëherësh

Pak minuta pas kërkimeve, në fshatin Murrash, është gjetur një mjet tip Renault me targa AA 876 DC, tërësisht i djegur, i cili dyshohet se është i autorëve.

Vrasësit ishin veshur si policë, kur qëlluan njëherësh

Për kapjen e autorëve policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.