Aktualitet

Vrasja e 33-vjeçares në Prishtinë dyshohet se u porosit nga bashkëshorti

Vrasja e 33-vjeçares në Prishtinë dyshohet se u porosit nga

Policia e Kosovës ka zbardhur detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ku mbeti e vrarë 33-vjeçarja Liridona Murseli.

Ngjarja fillimisht u raportua si një grabitje. Autoritetet në Prishtinë bënë me dije se bashkëshortja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit, mori një plumb që e la të vdekur në vend kur familja u përball me grabitësit në fshatin Sinidoll.

Bashkëshorti i viktimës në deklaratën për hetuesit rrëfeu se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas iu kanë zënë pritë dy grabitës të armatosur.

Ditën e sotme, Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët lidhen me vrasjen.

Mediat në Kosovë po raportojnë se njëri prej të arrestuarve është bashkëshorti i 33-vjeçares së ndjerë. I dyshuari tjetër dyshohet se e ka pranuar para prokurores së çështjes se është pikërisht Murseli ai që e ka paguar ta kryejë vrasjen.