Aktualitet

Vrasja e 66 vjeçarit në Tiranë, autori me kapelë e syze u largua drejt Liqenit

Vrasja e 66 vjeçarit në Tiranë, autori me kapelë e syze u

Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja tronditëse e një dite më parë pranë Piramidës në Tiranë, ku 66 vjeçari Behar Sofia, i njohur edhe si Fatmir Sofia u vra me silenciator. Sipas burimeve për mediat nga Policia, autori i vrasjes është larguar me biçikletë duke mos lënë gjurmë.

Ai e ka ndjekur 66 vjeçarin, dhe pasi i ka dalë para e ka qëlluar. Ai ishte maskuar me kapelë dhe syze dhe pasi ka kryer vrasjen, është larguar nga vendi i ngjarjes, ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit të Tiranës, ndër zonat më të populluara të kryeqytetit.

Vrasja e 66 vjeçarit në Tiranë, autori me kapelë e syze u

Behar/ Fatmir Sofia mori pseudonimin pardon i drogës për shkak të lidhjes me 'bosin' e heroinës Abdulselam Turgut, i arrestuar në ‘98-ën në Turqi.

Familjarët e 66 vjeçarit janë marrë në pyetje, por ata kanë thënë se nuk ka pasur konflike apo kërcënime kohët e fundit.

Një prej familjararëve ka treguar: Nuk kemi patur kërcënime dhe konflikte kohët e fundit. Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do kthehej në banesë. Behari kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri.

Vrasja e 66 vjeçarit në Tiranë, autori me kapelë e syze u
Behar/ Fatmir Sofia

Në telefonin e viktimës nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë. Deri më tani janë shoqëruar në polici 10 persona, por asnjë i dyshuar për vrasjen.

Ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së tij tek pallati ETC. Ai sapo kishte dalë nga ambientet e një lokali dhe po ecte pranë Lanës, përballë Piramidës. Hetimet për të zbardhur ngjarjen vijojnë.

*Tiranapost.al