Aktualitet

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Klodian Çalamani transportohet në burgun e Vlorës nën masa të forta sigurie

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Klodian Çalamani transportohet

Masa tejet të rrepta sigurie janë marrë për transportin e Klodian Çalamanit gjatë transportit për në paraburgimin e Vlorës, pasi vrasësi u dënua me heqje lirie për vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier.

Mësohet se Çalamani është transportuar në Vlorë për tu mbrojtur nga ndonjë sulm prej familjarëve ose të të afërmve të viktimës. Pas mbërritjes në institucionin e vuajtes së dënimit, 38 vjeçari është vendosur në izolim, për të shmangur çdo kontakt edhe me të burgosur të tjerë.

Gjykata e Fierit caktoi paraditen e kësaj të enjteje masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë, për kriminelin, pasi familjarët e vogëlushit të ndjerë dhe qytetarë të shumtë vërshuan në premisat e institucionit për tu konfrontuar me autorin e krimit makabër.

Ata nisën edhe një peticion për dënimin me varje të vrasësit. Kërkesa ka marrë mbështëtje të gjerë të qytetarëve të Fierit, por edhe të opinionit publik në tërësi, i cili u trondit thellë nga ngjarja e rëndë.

Tiranapost.al