Vrasja e Martin Canit, dorëzohet në polici i mituri i cili u akuzua si autor i dytë
Ditën e sotme është dorëzuar në polici 14-vjeçari, i cili si autori i dytë i ngjarjes.
Në dëshminë e tij ai është shprehur se është përpjekur të ndalojë sulmin, por më pas është larguar.
Hetuesit thonë se pamjet tregojnë që shoku i autorit s'ka qenë aty në momentin e vrasjes, por pasi u godit me grusht u largua nga vendngjarja.
Dëshmia e Luisit, që ndodhet i plagosur në spital: Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zemër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën.
Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit.