Aktualitet

Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier, flet deputeti socialist për dënimin me vdekje: nuk është zgjidhje, do kishte korrupsion më të madh

Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier, flet deputeti socialist

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka theksuar mbrëmjen e kësaj të mërkure se dënimi kapital nuk nuk është zgjidhje për situatën e krimeve në vend, por se është e nevojshme të rishikohet legjislacioni.

Nëse do të vendosej dënimi kapital për krimet e rënda, kjo do të ishte arsye më shumë për korrupsion në radhët e sistemit të drejtësisë, ka nënvizuar deputeti socialist nga “Bardh a Zi”, vetëm pak ditë pasi 38-vjeçari Klodian Çalamani i mori jetën 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier.

“Në një moment emocionaliteti kuptohet që njerëzit të priren për të vendosur masa më ekstreme. Ne mendoj unë defektin kemi te sistemi gjyqësor. Nëse do të vinim edhe dënimin me vdekje atëherë do të ishte arsye më shumë për një korrupsion më të madh. Nuk është kjo zgjidhja. Për sa i përket atyre krimeve që vijnë si pasojë vendimeve të padrejta të gjyqësorit nuk është zgjidhja dënimi me vdekje, por dënime të marra sipas ligjit. Ka nevojë të rishikohet legjislacioni. Që shpesh shumë kriminelë manovrojnë me procedura dhe shmangin burgun e përjetshëm, nëse sillen mirë dalin dhe pasi dalin bëjnë një krim tjetër. Mendoj se këtu duhet parë çështja. Për disa figura krimi të mos ketë fare hapësirë. Mjeshtrat që mbrojnë kriminelët i gjejnë hapësirat.

Gjyqësori të jetë sa më i ndershëm, le të rishikojmë legjislacionin aty ku ka për të rishikuar. Nuk është problemi te dënimi me vdekje por të zbatohet ligji. Te krimet që bëhen nga njerëz me probleme mendore, këtu ka shumë për të bërë. Duhet të edukojmë shoqërinë që sëmundja mendore është si çdo sëmundje tjetër. Nuk duhet të ketë familja, ta çojë atje ku duhet e quajnë turp që të pranojmë se kanë një të sëmurë mendor. Edhe institucionet duhen forcuar”, u shpreh deputeti Koçi.

Gjatë ditës kur fati i Çalamanit do të vendosej nga togat e zeza, familjarët e të miturit të ndjerë, të përkrahur nga qytetarë të shumtë, vërshuan në ambientet e Gjykatës Fier duke kërkuar dënimin kapital për autorin e krimit të rëndë. Ata nisën edhe një peticion mbarëkombëtar për dënimin me varje të Klodian Çalamanit.

Tiranapost.al