Aktualitet

Vrasja makabre/ Burg për babain dhe vëllanë e Eglantina Bucit, avokati: Kjo familje nuk ka jetuar normalisht

Vrasja makabre/ Burg për babain dhe vëllanë e Eglantina Bucit,

Faik dhe Shkëlzen Buci kanë marrë masën e arrestit me burg për vrasjen e vajzës se Faikut dhe motrës së Shkëlzenit në një ngjarje të ndodhur tetë vite më parë. Trupi i saj u gjet i groposur në Malin e Robit dy ditë më parë, por dy familjarët mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen. Të dy u shfaqën në gjykatë, babai i marrë forcërisht teksa qëndronin të ftohtë e të qetë. 

Vrasja makabre/ Burg për babain dhe vëllanë e Eglantina Bucit,

Vrasja makabre/ Burg për babain dhe vëllanë e Eglantina Bucit,

Brenda familjes ka pasur konflikte për shkak se prentedohet që Eglantina 23 vjeçe është larguar nga shëpia për të bashkëjetuar me të dashurin e saj. Por babai Faik thotë se prej kohësh nuk kishte folur me vajzën dhe se atë e kishin prostituuar jashtë Shqipërisë. Në dëshminë e dhënë sot ai tha se vajza e tij është gjallë por e ka mohuar prej vitesh për shkak të largimit.

Pas dhënies së masës së Sigurisë nga Gjykata, avokati mbrojtës Arben Gramo tha se babai dhe vëllai i Eglantinës mohojnë ngjarjen, dhe shton se kjo familje nuk ka jetuar normalisht.

Ka shumë detaje ende të pazbuluara, por avokati thotë:

Arben Gramo: Ngjarja është mohuar nga babai dhe vëllai i Eglantinës. Në 2009 ka qënë kontakt i fundit sipas babait dhe jo në vitin 2012 kur pretendohet të jetë kryer vrasja. Ata nuk kanë jetuar normalisht, babai mendon se mund të ketë ndodhur prostituim i vajzës sepse vajza ka qenë e larguar nga shtëpia. Ai ka bërë dhe kërkesë por vajza Eglantina nuk i ka shkuar në shtëpi ndaj mendon se mund të ketë qenë prostituuar.

Ngjarja mori një tjetër kthesë kur një mik i familjes Buci i cili aktualisht ndodhet në burg tregoi gjithë historinë e familjes dhe konfliktin me Eglantinën. Emri i tij nuk u zbulua nga mediat, por ai ka thënë se ka qenë dëshmitar kur vëllai Shkëlzeni qëlloi me armë motrën dhe më pas telefonoi të atin duke e njoftuar se: Puna u krye!