Aktualitet

Vrasja në Bathore/ Agron Tanushi tregon çfarë ndodhi ditën kur qëlloi për vdekje kunatën

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme Agron Tanushi ka pranuar krimin se ka vrarë kunatën e tij 34-vjeçaren Jetmira Hasani. Sipas “News24” 31-vjeçari ka pranuar krimin përpara tupit gjykues, për shkak të konflikteve për çështje pronësie dhe ka deklaruar se ditën e ngjarjes i kanë shkuar disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë për Tanushin , 31-vjeçarin e arrestuar pak ditë më parë si autor i vrasjes së kunatës së tij, Jetmira Hasani.

31-vjeçari vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij Jetmira Hasani, dhe më pas u largua nga vendngjarja. 

Autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi largimi apo fshehjeje.

34-vjeçarja Hasani edhe pse ishte e divorcuar prej 4-vitesh, por ajo vazhdonte të jetonte në shtëpinë e ish-bashkëshortit.

Si pasojë e një konflikti të çastit për pronësinë e shtëpisë Agron Tanushi vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij 34 vjeçare.