Aktualitet

Vrasja në Gjirokastër/ Viktima dhe autori ishin miq prej vitesh, kërkonin florinj

Vrasja në Gjirokastër/ Viktima dhe autori ishin miq prej vitesh,

Detaje të reja janë publikuar për ngjarjen e rëndë në Gjirokastër, ku 33 vjeçari Mihal Thimjo goditi për vdekje me levë mikun e tij 57 vjeçarin Gëzim Saraçi.

Mësohet se të dy ishin kërkues dhe gërmues floriri dhe kjo dyshohet të ketë qenë shkaku i sherrit mes tyre që rezultoi me pasoja fatale për jetën.

Dyshohet se dy miqtë mund të kenë gjetur diçka teksa punonin duke kërkuar për florinj dhe pasi e kanë gjetur janë konfliktuar për ndarjen. Para policisë autori tha se sherri ishte banal për motive nacionalizmi, por dyshohet se ai po gënjen duke fshehur të vërtetën për të mos treguar veprimtaritë e paligjshme që kryente. Flitet se ai mund të ketë fshehur floririn që ka gjetur.

Dy personat kishin njohje prej vitesh me njëri tjetrin. Mësohet se dje para vrasjes ata kanë qenë për drekt në një lokal në Poliçan të Zagarisë.

Teksa ktheheshin ata janë konfliktuar. Viktima e ka goditur Thimjon, e më pas 33 vjeçari e ka goditur me levë duke i shkaktuar vdekjen.  Autori është i plagosur në pjesë të shpatullës dhe në këmbë.