Aktualitet

Vrasja për kondicionerin që pikonte: Kërkohen 21 vite burg për Griseldo Kusin

Vrasja për kondicionerin që pikonte: Kërkohen 21 vite burg

Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për Griseldo Kusin, të akuzuarin për vrasjen e teknikut të kondicionëve Indrit Çelajn. Prokuroria ka kërkuar që ai të dënohet me 21 burg. I akuzuari Griseldo Kusi përfiton ulje të një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndaj Griseldo Kusit rëndojnë akuzat për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërsa babai i tij Bujar Kusi dhe vëllai Alban Kusi, akuzohen për veprime që kanë penguar zbulmin e të vërtetës. Të akuzuar mos kallëzim krimi janë Luan Caka dhe Ali Sula, si dhe Ferdinand Bakalli, të cilët do të gjykohen në procesin në vijim të gjyqit.

Sipas prokurorisë, Griseldo Kusi, 26 vjeç qëlloi për vdekje me plumb në kokë teknikun e kondicionerit Indrit Çelajn pas një debati që lindi në shtëpinë e Kusit, për tubin e çarë të kondicionerit, të cilin Çelaj po e montonte në vilën e familjes Kusi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi me datë 22 gusht të 2019-ës, në vilën e familjes Kusi, në rrugën Muhabet Gjollesha tek Myslym Shyri.

*Tiranapost.al.