Aktualitet

Vrasja tek Komuna e Parisit/ Shtyhet për nesër gjyqi i Viktor Markut, avokati: Gjeni vrasësin, nipi i tij student i shkëlqyer

Vrasja tek Komuna e Parisit/ Shtyhet për nesër gjyqi i Viktor Markut,

Vendimi për Viktor Markun do të jepet ditën e nesërme pasi Gjykata vendosi të shtyjë seancën. Viktor Marku është i akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës, me datë 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit. Viktor Marku është i dyshuari kryesor pasi ai është vëllai i Prel Makut, të vrarë nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Angli.

Në seancën e sotme Viktor Marku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen: "Policia të thotë çfarë të dojë, unë s'kam vrarë njeri. Ditën e vrasjes dhe deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Të gjejnë autorët."

Avokati i tij Ilir Murati në deklaratë për mediat tha se klienti i tij ka qenë në Mal të Zi që nga janari deri në momentin kur u arrestua.

Vrasja tek Komuna e Parisit/ Shtyhet për nesër gjyqi i Viktor Markut,

Avokati i Viktor Markut: Policia të gjejë autorët e vrasjes. Klienti im ka qenë në Mal të Zi. Nuk është ai vrasësi.

Ai tha në përfundim se klienti i tij nuk ka pranuar akuzat e policisë për vrasjen e Hekuran Billës. Sipas avokatit, nga sistemi TIMS rezulton se Marku ndodhej në Mal të Zi që prej muajit janar. Sa i takon nipit të Markut, Sebastian Mali, avokati tha se ai është një student i shkëlqyer i Juridikut.

Vrasja tek Komuna e Parisit/ Shtyhet për nesër gjyqi i Viktor Markut,

Gjykakta kërkon të sillen aktet ligjore,  nuk ka fuqi ligjore për të arrestuar shtetas shqiptarë.

Viktor Marku ka kërkuar nga kamerat që mos filmohet para nisjes së seancës nga gjyqtari Llazër Sallaku.

Një dite më parë për nipin e Viktorit, Sebastian Mali u caktua masa arrest ne burg si bashkëpunëtor me dajën e tij në ketë vrasje.

Por para grupit hetimor ai tha se ka qenë duke kaluar në zonën e Komunës së Parisit momentin e vrasjes për qejf dhe se nuk është përfshirë në atentatin ndaj 40-vjeçarit.

"Isha në zonën afër vendit të ngjarjes sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty".