Aktualitet

Vrau bashkëshorten tre ditë më parë. Zbulohet historia e tradhtisë së Elton Metaj para ndarjes me Sabrinën

Vrau bashkëshorten tre ditë më parë. Zbulohet historia e

Elton Metaj tradhtonte bashkëshorten e tij, para se të ndaheshin. Ky është një detaj i zbuluar nga dosja e prokurorisë që siç ndodh rëndom ka rënë në duart e mediave. Në telefonin e tij ka mbërritur një foto e tij me një grua tjetër dhe ky ishte shkaku i ndarjes së Sabrinës me bashkëshortin Elton Metaj.

Ja çfarë thuhet në dosje:

“Në telefonin e Elton Metës kanë mbërritur nga një numër tjetër mesazhe të cilat përmbanin disa fotografi të këtij shtetasi me një femër. Këto mesazhe janë konstatuar nga Sabrina dhe midis tyre kanë filluar debate të forta. Sabrina më pas është larguar nga shtëpia duke marrë me vete vajzën e mitur. Eltoni ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj me armë me vete dhe kërkonte gruan. Por kjo e fundit ndodhej në Vlorë me vëllanë. Pasi nuk ka gjetur Sabrinën në shtëpi Eltoni ka kërcënuar familjarët e saj”.

Ky i fundit vrau ish bashkëshorten tre ditë më parë në fshatin Zhupan, në familjen e babait të Sabrinës. Elton Metaj mbërriti në shtëpinë e familjes së ish gruas dhe pasi e nxorri jashtë shtëpisë e qëlloi me armë të llojit automatik. Pas vrasjes ai u largua por u kap nga policia, pas tre orësh në kërkim.

Gjykata e Fierit vendosi sot masën e Arrestit me Burg. Elton Metaj ka deklaruar se e donte ish gruan e tij dhe nuk donte ta vriste. Ai fajësoi ish vjehrrin:

"Nuk doja ta vrisja por ndihesha i kërcënuar. Unë e doja dhe nuk doja që të ndërhynin familjarët në marrëdhënien tonë. Vjehrri më kërcënonte duke më thënë se do më vrasë. Armën e kam blerë për vetëmbrojtje".

Po ditën e sotme, këshilli Bashkiak i Fierit ka akorduar ndihmë ekonomike vajzës 3-vjeçares së Sabrina Bengaj.

“Ndihmën ekonomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkashorti (babai i fëmijës)”, thuhet në vendimin e Këshillit Bashkiak.

Vrau bashkëshorten tre ditë më parë. Zbulohet historia e

Por historia nis që nga arrestimi dhe lirimi i tij, që evidenton dhe problemet me sistemin e drejtësisë. Elton Metaj ishte liruar dy muaj më parë nga burgu. Prokuroria kishte kërkuar arrestimin e tij, ndërsa gjykata e Fierit kishte vendosur ti ndryshonte masa e sigurisë me pretendimin se ai ishte i rënduar psikologjikisht dhe duhej të merrte shërbim tek një psikiatër, ndonëse ishte akuzar për kërcënim me armë ndaj familjes së Sabinës.

Ishte Çlirim Sino që kërkoi që Elton Meta të shtrohet në spital si me probleme të shëndetit mendor, ndërsa avokatët e vetë Eltonit kanë qenë kundër dhe kërkuan që ai të përballet me ligjin. Gjyqtari Piro Sota, vulosi vendimin që 32-vjeçari të shtrohej në spitalin e burgut në Zahari të Krujës. 32-vjeçari qëndroi prej 22 dhjetorit 2020 në spitalin e burgut, por me referenca të një sjelljeje normale.

Më datë 28 dhjetor 2020 Elton Meta nga burgu në Krujë është transferuar në Lezhë pasi u infektua me Covid, për tu rikthyer sërish më pas në Zahari, i shëruar. Ai ka dalë dhe i frustruar se nuk takonte të bijën bënë që situata të agravohej deri në fatalitet.

Dyshohet se ekspertët mjeko-ligjorë e kishin nxjerrë 32 vjeçarin me probleme të shëndetit mendor për të shpamgur dënimin e tij për armëbajtje pa leje, dhunë në familje dhe kundërshtim të policisë.

*Tiranapost.al.