Një 41-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në qytetin e Fierit. Elton Javori u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli”.
Autori i ngjarjes është ende i paidentifikuar.
Në zonë ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë për të zbardhur rastin dhe kapur autorin.