Aktualitet

'Wizz Air’ me bazë të re avionësh në Tiranë!

'Wizz Air’ me bazë të re avionësh në Tiranë!

Kompania ajrore Wizz Air ka njoftuar ngritjen e bazës së saj, me tre avionë Airbus A320 në Aeroportin e Rinasit.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s Constantin von Alvensleben tha se ngritja e bazës së re do të sjellë konkurrencë të ndershme midis linjave ajrore dhe se çmimet e biletave do të jenë shumë të ulta.

‘Wizz Air filloi të fluturonte në Tiranë në 2017 dhe që prej asaj kohe ka transportuar gati gjysmë milioni pasagjerë në dhe nga kryeqyteti shqiptar. Ne jemi shumë të lumtur që mirëpresim krijimin e bazës së re të Wizz Air në Tiranë. Kjo do të thotë konkurrencë e ndershme midis linjave ajrore, më shumë pasagjerë kur kufijtë tanë të jenë të hapur, çmime të përballueshme të biletave dhe mundësi udhëtimi për pasagjerët’.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Wizz Air Group Jozsef Varadi, tha se kjo do të ndihmojë në ngritjen e sektorit lokal të turizmit:

‘Hapja e bazës sonë dhe vendosja e tre avionëve modernë më të mëdhenj është një hap përpara për të forcuar praninë tonë afatgjatë në Shqipëri. Jemi të kënaqur që shtojmë pesëmbëdhjetë rrugë të reja tërheqëse sot dhe mbajmë standardet më të larta të protokolleve tona sanitare. Kemi besim se tarifat shumë të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyeshëm i rrugëve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë’.

Nga korriku në bazën e re ajrore do qëndrojnë tre avionë. Do të ketë destinacione të reja me nisje nga Tirana.

Wizz Air përfshin fluturimet drejt, Brukselit, Hamburgut, Parisit, Barit, Frankfurtit, Berlinit, Milano, Katania, Malpensa, Torino, Pragë, Rodos, Bari, Selanik etj.

'Wizz Air’ me bazë të re avionësh në Tiranë!