Aktualitet

Yuri Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Koha që të arrihet kuorumi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

Yuri Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Koha që të arrihet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri janë takuar ditën e sotme me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe.

Takimin e kanë njoftuar vetë ambasadorët përmes postimeve në Twitter.

Ambasadorja amerikane shkruan se duke punuar bashkë KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë të mundur që Gjykata Kushtetuese të ishte funksionale nga fundi i 2020 dhe tashmë siç shkruan ajo ka ardhur koha që të arrihet kuorumi në Gjykatën e Lartë në mënyrë që të mbushen vendet vakante në GjK.

“Duke punuar bashkë, KED, Presidenca dhe Parlamenti arritën ta bënin funksionale Gjykatën Kushtetuese nga fundi i 2020. Tani është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që të mbushen vendet vakante në GjK dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë tërësisht funksionale. Le të ecim përpara, hap pas hapi.”, shkruan Yuri Kim.

Yuri Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Koha që të arrihet

Ndërkohë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka ofruar mbështetjen e BE-së edhe ndihmë teknike për KED-në.

“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.