Aktualitet

Yuri Kim: Diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri. Do të ketë më shumë investime amerikane

Yuri Kim: Diçka është duke ndodhur në ajër në

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë Yuri Kim, ka deklaruar se investimet amerikane në Shqipëri do të jenë më të pranishme në Shqipëri kur sistemi i drejtësisë të pastrohet plotësisht nga njerëzit e korruptuar.

Diplomatja amerikane tha gjatë një konference të Dhomës Amerkane në Tiranë se diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri, teksa fliste për reformat.

“Reformat po funksionojnë. Po tregohet se Shqipëria është e hapur ndaj biznesit. Shqipëria është një zë udhëheqës në Këshillin e OKB. Investimet e SHBA në Shqipëri janë shumë më lart. Diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri. Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra dhe rregullat për bizneset amerikane do jenë të njëjta me ato që zbatohen për këdo tjetër”, u shpreh Yuri Kim.

“Besojeni apo jo, ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës për marrëdhënien tonë si anëtarë të NATO-s dhe që Europa të çlirohet nga varësia e Rusisë. Diversifikimi i furnitorëve me energji mund të realizohen përmes Shqipërisë. Projekti i gazit të lëngshëm në Vlorë mund të sjellë 5 miliardë metër kub gaz natyror në vit. E gjithë TAP-i ka kapacitet 20 mld metër kub gaz natyror. Jemi duke eksploruar mundësitë,” vijoi Kim.