Aktualitet

Yuri Kim në foto në bordin e anijes me autoritet “burrash” me ministren Xhaçka

Yuri Kim në foto në bordin e anijes me autoritet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishin sot në bordin e anijes P-134 Butrinti teksa lundruan përgjatë gjirit të Vlorës.

Në një foto të kompozuar jo spontanisht, me qëndrimin disi për stil të parë tek burrat, me këmbët e vendosura me autoritet dhe duart e lidhura para, Yuri Kim dhe Olta Xhaçka mund të kenë bërë foton e ditës.

Ambasada amerikane ka postuar foton nga vizita ku vihet theksi tek përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s, si përparësi kryesore për qeverinë e SHBA-ve dhe shqiptare.

Postimi i plotë: 

Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhacka ishin në bordin e anijes P-134 Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës. Kjo vizitë ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë "krah për krah" si aleate në NATO. Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare