Aktualitet

Yuri Kim në laboratorin e ISHP: Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Yuri Kim në laboratorin e ISHP: Mbështesim Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim vizitoi sot ambientet e Institutit të Shëndetit Publik, për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë së Covid19.

Ambasadorja u shoqërua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shprehu vlerësimet dhe falenderime për mbështetjen e Amerikës.

Nëpërmjet USAID në Shqipëri, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka angazhuar më shumë se 2 milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, dhe masa të tjera.