Aktualitet

Yuri Kim në Presidencë, por Meta nuk e pret! Takim me këshilltarët!

Yuri Kim në Presidencë, por Meta nuk e pret! Takim me

Të paktën këto janë informacionet e para sipas raportimit që bëjnë gazetarët. Nuk ka asnjë informacion më tepër. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar sot në Presidencë bashkë me Ambasadorin gjerman, Peter Zingraf.

Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se pak minuta pas takimit me krerët e opozitës, ambasadorja e SHBA-ve dhe ambasadori gjerman kanë zhvilluar një takim me këshilltarët e Presidentit të Republikës, por nuk ka pasur prononcim në lidhje me takimin.

Ndërkaq dje ambasadorja Kim është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe reforma zgjedhore ka qenë fokusi i diskutimeve.