Aktualitet

Yuri Kim nga Kakavija: Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të pamëshirshëm nga krimi në kufi

Yuri Kim nga Kakavija: Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të

Nga Kakavija, ku SHBA-të kanë dhuruar disa pajisje për doganën, ambasadorja amerikane Yuri Kim mbajti fjalën gjatë aktivitetit ku tha se për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar është e rëndësishme që të mbrohen kufijtë nga kontrabanda. Yuri Kim iu bëri thirrje policisë kufitare që të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese: 'Nëse duan të luftojmë elementët kriminalë'.

'Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të pamëshirshëm, i nxisim agjencitë ligjzbatuese të punojnë krah për krah kundër krimit. SHBA do të mbështesë përpjekjet tuaja', shtoi ajo.

Ambasadorja Yuri Kim:

“E kënaqur e krenarë të shoh tri flamuj pas meje. Angazhim i qeverisë amerikanë për të siguruar kufij të sigurt që nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Ky angazhim për përdorimin e ligjshmërisë është dhe do të jetë gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Ne nuk jemi të vetëm për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë, por bashkëpunojmë edhe me Greqinë. Mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar. Konfiskimet e fundit në kufi janë një tregues pozitiv. Policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminalë. Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të pamëshirshëm, i nxisim agjencitë ligjzbatuese të punojnë krah për krah kundër krimit. SHBA do të mbështesë përpjekjet tuaja”.

Të pranishëm ishin ambasadorja e Greqisë Sophia Philippidou dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

*Tiranapost.al.