Aktualitet

Yuri Kim pas takimit me Lindita Nikollën: Më vjen mirë që Parlamenti u kthye me forcën e plotë

Yuri Kim pas takimit me Lindita Nikollën: Më vjen mirë që

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka zhvilluar sot një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla përreth 30 minuta. Pas këtij takimi Yuri Kim postoi foton ku shkruante:

Yuri Kim pas takimit me Lindita Nikollën: Më vjen mirë që

“Ishte kënaqësi të uroja Lindita Nikolla për zgjedhjen si Kryetare e Parlamentit. Më vjen mirë që Parlamenti u kthye me forcën e plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve”, shkruan Yuri Kim një ditë pas seancës maratonë të Kuvendit ku u shpalos programi i 4-vjecarit dhe u votua qeveria "Rama 3".