Aktualitet

Yuri Kim për Gjykatën Kushtetuese: Duhet të lëvizin me urgjencë për ta ngritur brenda 31 dhjetorit

Yuri Kim për Gjykatën Kushtetuese: Duhet të lëvizin me

Një ditë pasi u përjashtuan nga gara 3 kandidatë për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, ambasadorja amerikane Yuri Kim i bën apel institucioneve për ngritjen e saj para 31 dhjetorit.  

Ndërsa vlerëson takimin e djeshëm të KED, Kim shton se ky institucion bashkë me presidencën dhe parlamentin duhet të veprojnë në përputhje me Komisionin e Venecias.

“Takimi i djeshëm tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Sjell një hap më afër një Gjykate Kushtetuese që funksionon deri më 31 Dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, shkruan Yuri Kim.