Aktualitet

Yuri Kim poston deklaratën e Ambasadës për vendimin e SPAK dhe lë shënim: Të jemi të qartë

Yuri Kim poston deklaratën e Ambasadës për vendimin e SPAK dhe

Pasi ka bërë share deklaratën e Ambasadës amerikane, ambasadorja Yuri Kim shkruan një shënim në Twitter ku i referohet vendimeve të SPAK dhe policisë. Rasti i fundit i vendimit të SPAK lidhet me sekuestrimin e 26 pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi për të cilin dyshohet se pasuritë i ka vënë me burime të paligjshme.

Ambasadorja shkruan se raste që goditen dhe janë me rëndësi shoqërohen shpesh me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime e konfuzion, duke blerë influencë për të mohuar të vërtetën dhe për ti shpëtuar drejtësisë.

Le të jemi të qartë, shkruan ambasadorja duke shtuar: Kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur asgjë më shumë asgjë me pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK dhe Policinë e Shtetit.

Mesazhi i plotë: 

Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t'i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur - asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & Policinë e Shtetit.