Aktualitet

Yuri Kim publikon memorandumin: Presidenti Biden do të kërkojë llogari për të përfshirët në korrupsion

Yuri Kim publikon memorandumin: Presidenti Biden do të kërkojë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka publikuar Memorandumin mbi themelimin e luftës kundër korrupsionit.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Ambasadorja Kim deklaroi se SHBA do të bëjnë përgjegjës të korruptuarit.

Yuri Kim thekson se përcaktimi 7031 (c) nuk i nënshtrohet "negocimit" dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë "ndërmjetës".

Postimi në Twitter

“7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë përcaktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Pres. Biden e ka bërë të qartë se do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan ambasadorja e SHBA.