Aktualitet

Yuri Kim: Shpëtimi i Hebrenjve është një histori kurajoze dhe frymëzuese e besës shqiptare

Yuri Kim: Shpëtimi i Hebrenjve është një histori kurajoze

Në përurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, falenderuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj për Memorialin, por mbi të gjitha popullin shqiptar që përmes ndihmës humane bënë të pamundur mbrojtjen e hebrenjve nga përndjekja e nazistëve.

“Nuk ka shumë popuj në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë, Në fakt është ajo që mendoj për terminologjinë për ata që njihen si të drejtë, kanë treguar mirësi dhe guxim. Pas ngjitjes në pushtet të Hitleri familjet shqiptare shpëtuan qindra familje hebreje nga vdekja e sigurt. Sikur u përmend ku pushtuesit nazistë kërkuan një listë të herbenjve, qeveria refuzoi. Shqiptarët nga të gjithë sferat e jetës, elita, fshatarë, klerikë, shpëtuan hebrenjtë, miqtë e tyre. Është një histori kurajoze dhe frymëzuese dhe e nderit. E besës shqiptare. Jam shumë krenarë që qeveria e SHBA për trashgiminë jashtë vendit të vlerësoj me anë të këtij memoriali. Do doja të falenderoja kryeministrin dhe kreun e bashkisë së Tiranës që e bënë këtë memorial. Por më së shumti dua të falenderoj popullin shqiptarë për këtë që ka bërë”, tha Yuri Kim.