Aktualitet

Yuri Kim sqaron përfundimisht lajmet nëse do të lërë Shqipërinë para përfundimit të mandatit

Yuri Kim sqaron përfundimisht lajmet nëse do të lërë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë intervistës në një intervistë me Erla Mëhillin është shprehur se nuk do të largohet para se të mbarojë mandatin nga Shqipëria dhe se pret të punojë akoma më shumë vitin që vjen pasi ka shumë punë për t'u bërë.

Erla Mëhilli: Ky është viti i fundit i mandatit tuaj në Shqipëri?

Yuri Kim: E di që ka shumë thashetheme nëse do të largohem. Mendoj që ndonjëherë ndoshta ka njerëz që do të donin të largohesha herët.

U kam thënë shefave në Uashington që jam e nderuar që përfaqësoj SHBA-në në Shqipëri. Dhe nuk kam asnjë dëshirë të largohem herët dhe pres me kënaqësi të përvesh mëngët dhe të punoj më shumë se kurrë vitin që vjen. Ka shumë punë për t'u bërë. Ka kaq shumë potencial në marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe unë mezi pres ta eksploroj më shumë këtë vend.

Erla Mëhilli: Ju thatë që nuk doni të largoheni më përpara nga Shqipëria. Jua kanë dhënë këtë mundësi të largoheni më para?

Yuri Kim: Unë jam këtu dhe nuk kam plan të shkoj tjetërkund pa mbaruar mandatin.

Erla Mëhilli: Jeni përfolur si një kandidaturë e mundshme për në Korenë e Jugut, për ambasadore atje, që nuk është vetëm vendi juaj i origjinës, por edhe një nga postet më të rëndësishme në diplomacinë amerikane. Ka të vërtetë këtu?

Yuri Kim: Jo mesa di unë. Jam këtu. Jam e përqëndruar te Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.

Erla Mëhilli: Po thoja për të ardhmen?

Yuri Kim: Kush e di çfarë ndodh në të ardhmen.