Aktualitet

Zani Çaushi kërkon liri me kusht: Kam fëmijë të mitur, do punoj

Zani Çaushi kërkon liri me kusht: Kam fëmijë të

Zani Çaushi, i njohur si i forti i Vlorës, është i dënuar me burgim përjetë pas arrestimit në 1999-n për vrasje, grabitje, armëmbajtjeje pa leje dhe përdhunim. Ish-kreu i bandës së Vlorës Myrteza Çaushi, i njohur me emrin Zani, ka kërkuar liri me kusht.

Ai ka deklaruar se tashmë është rehabilituar, dhe nëse del nga burgu do të punojë pasi ka dhe fëmijë të mitur për të rritur.

“Kam fëmijë të mitur për të rritur, jam rehabilituar pasi ¾ e dënimit i kam shlyer në qeli. Më pranoni kërkesën time për t'u liruar me kusht parakohe. Do të punësohem nëse lirohem”, citohet të jetë shprehur ai.

Zani Çaushi kërkon liri me kusht: Kam fëmijë të

Zani Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, më 17 korrik do të paraqesë provat për lirinë me kusht.

Banda e Çoles ishte një më famëkeqe gjatë viteve ‘97-’99, e cila drejtohej nga Zan Çaushi.