Aktualitet

Zbardhen vendimet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, lirohet nga detyra zëvendësministrja e Financave

Zbardhen vendimet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, lirohet

Zëvendësministrja e Financave Belinda Ikonomi është liruar nga detyra ditën e sotme. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ikonomi ishte emëruar në këtë post në 27 mars të vitit 2019, pasi ishte larguar nga detyra e drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Po ashtu me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra edhe prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj ndërkohë që në vend të tij është emëruar Odise Kote.

Mësohet se vendimet janë firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.