Aktualitet

Zbardhet mesazhi kërcënues që i kanë dërguar drejtorit të Burgjeve

Zbardhet mesazhi kërcënues që i kanë dërguar drejtorit

Është zbuluar mesazhi kërcënues që i kanë dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Meazhin ku shkruhet: Do të vëmë bombën kudo që të jesh, drejtori Ismaili e ka marrë para disa ditësh, dhe nuk ka dashur të japë koment kur është pyetur nga gazetarët.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, dhe thuhet se kërcënimi është bërë nga një numër real. Personi që që ka dërguar mesazhin ende nuk është identifikuar.

Ky është kërcënimi i dytë që i bëhet drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Në vitin 2019 ai u kërcënua me mesazhin: 'Po na bie në qafe, ty e familjarët e tu i pret një fund i tmerrshëm’.

Më parë drejtori Ismaili është kërcënuar nga Muharrem Zelija, i cili u dënua me 10 muaj burg, por ai u la në qeli për vetëm 6 muaj për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

*Tiranapost.al.