Aktualitet

I pandehur nga SPAK, Luan Daci gjyqtari që fshehu vendimin për shpërndarjen e firmës Xhaferri në ‘97

I pandehur nga SPAK, Luan Daci gjyqtari që fshehu vendimin për

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për falsifikim dokumentesh, u shkarkua nga detyra si gjyqtar i gjykatës së Tiranës në vitin e largët 1997.

Shkarkimi i tij u bë pasi fshehu për 6 muaj me radhë, vendimin për shpërndarjen e ish-fondacionit piramidal “Xhaferri”. 

‘News 24’ ka siguruar procesverbalin e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbajtur me datë 27 Dhjetor 1997 ku është vendosur për shkarkimin e Dacit, me motivin “shkelje të rënda në detyrë”.

Këtë fakt Daci e fshehu kur kandidoi për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të Vettingut.

Në raportin e përpiluar nga ministri i Drejtësisë së kohës, renditen të gjitha shkeljet e kryera nga Daci, për të cilin Thimio Kondi kishte propozuar masën e shkarkimit nga detyra.

Referuar raportit, gjyqtari akuzohej se kishte vendosur shpërndarjen e fondacionit “Xhaferri”, por e ka mbajtur vendimin në zyrën e tij 6 muaj me radhë, ndërkohë që qytetarët shqiptarë vijonin e dorëzonin para tek firma piramidale.