Zbulohet data e çeljes së negociatave me BE për çështjet e para
Shqipëria pritet të çelë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian për grupin e parë të kapitujve mbi të drejtat themelore në mesin e tetorit, ekzaktësisht në 15 tetor, sipas Birn.
Këtë herë do të vendoset nëse Shqipëria do të ecë e vetme në këtë rrugë nëse BE vendosë ta ndajë procesin për Maqedoninë e Veriut, e cila po bllokohet nga vetoja Bullgare.
“Në përputhje me procedurat dhe afatet e Bashkimit Evropian, dokumenti (mbas shqyrtimit nga Komisioni dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave) pritet të dërgohet pranë Bashkimit Evropian brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i hapur rrugë procedurës (me vendet anëtare) për çeljen negociatave për Grupin e I të kapitujve “Themeloret” dhe organizimit se Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, në mundësinë më të parë (indikohet paraprakishi rreth mesit të tetorit 2024)”, shkruhet në letrën e qeverisë për Kuvendin.