Aktualitet

Zbulohet grupi që bënte teste false të Covid-19. Si i shisnin për 30-40 euro

Zbulohet grupi që bënte teste false të Covid-19. Si i shisnin

Nga hetimi i autoriteteve gjermane dhe zvicerane ku u godit një rrjet trafikant droge, është zbuluar edhe një rrjet i falsifikimit të testeve të Covid-19 në Shqipëri.

Për këtë janë arrestuar 3 mjekë, 2 prej të cilëve punojnë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", falsifikatorë dhe disa sekserë e agjencisë së udhëtimit.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin rezultatet e testeve të Covid-19 për të mundësuar kalimin e udhëtarëve në kufi dhe në kërmim merrnin nga 30-40 eruo për person.
Ky rast u zbulua pasi një person bleu teste false dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet për të dhëna të pasakta.

Prokuroria ende nuk ka bërë me dije emrat e të arrestuarve.

*Tiranapost.al