Aktualitet

Zbulohet shkaku i vdekjes së katër turistëve rusë në Kavajë

Zbulohet shkaku i vdekjes së katër turistëve rusë në

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vdekjen e katër turistëve rus në qerret të Kavajës.

Mjekësia Ligjore ka nxjerrë shkakun e vdekjes së tyre, duke deklaruar se vdekja ka ardhur nga helmimi, por ende është arritur të përcaktohet substanca nga e cila janë helmuar, nëse ishte në ujë apo nga mbetjet ushqimore.

Ende po priten rezultatet e analizave nga ISHP, duke qënë se mostrat e para që u morën ishin të pasakta dheu nevojit të mereshin sërish.

Sipas Report TV, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar disa mostra uji edhe në një laborator privat për të zbuluar shkakun e helmimit.

Mediat raportojnë se trupat e katër viktimave janë dërguar për në Rusi.

Tiranapost.al.Z.B