Aktualitet

Zbulohet tjetër mutacion i Covid në New York, shkencëtarët të shqetësuar: Duket se i reziston imunitetit

Zbulohet tjetër mutacion i Covid në New York, shkencëtarët

Dy ekipe shkencëtarësh kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit në New York dhe në zonat e verilindjes, që kanë ngritur shqetësim. Sipas tyre ky mutacion ndihmon virusin të shmangë përgjigjen imune natyrale të trupit por dhe efektet e trajtimeve të antitrupave monoklonalë.

Shkencëtarët e gjenomikës e kanë quajtur variantin B.1.526. Një nga mutacionet në këtë variant është i njëjti me ndryshimet pas variantit të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, i njohur si B.1.351. Shkencëtarët janë të shqetësuar se ky mutacion po bëhet i zakonshëm:

"Ne vëzhguam një rritje të qëndrueshme të shkallës së zbulimit nga fundi i dhjetorit deri në mes të shkurtit, me një rritje alarmante në 12.7% në dy javët e fundit".

Ky është mutacioni i fundit i zbuluar pasi sipas ekspertëve këto mutacione janë në rritje. Viruset mutohen gjatë gjithë kohës. Sa më shumë njerëz që infektohen, aq më shumë gjasa ka që virusi të ndryshojë. Nuk është e pazakontë që variantet të lindin, por nëse ato i japin virusit veti shqetësuese, siç janë transmetueshmëria më e shpejtë ose aftësia për të shmangur trajtimet dhe vaksinat, kjo mund të shkaktojë rrezik për të infektuarit.

Mutacioni në këtë variant që shqetëson më shumë studiuesit quhet E484K dhe i jep virusit aftësinë për të kapërcyer disa nga përgjigjet imune të trupit, si dhe trajtimet e autorizuara të antitrupave monoklonalë. Ky mutacion po shfaqet në mënyrë të pavarur në shumë raste të ndryshme, por gjithashtu shfaqet në një variant të veçantë - ai i quajtur B.1.526.

Mutacioni E484K shihet në të paktën 59 linja të ndryshme të koronavirusit, thonë shkencëtarët, që do të thotë se po evoluon në mënyrë të pavarur në gjithë botën në një fenomen të njohur si evolucion konvergjent. Kjo sipas tyre mund t'i japë virusit avantazh.

*Tiranapost.al.