Aktualitet

Zëdhënësi i kryebashkiakut Veliaj për lajmin e rremë të Ora News: Ju ka ngel Ora në Turqi

Zëdhënësi i kryebashkiakut Veliaj për lajmin e rremë

Pas reagimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, edhe zëdhënësi i Bashkisë Renato Kalemi, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga RTV Ora News, që pretendonte se Veliaj ishte nisur për trajtim mjekësor për Covid në Turqi.

“Ju ka ngel Ora në Turqi”, ishte reagimi i zëdhënësit të kryebashiakut Veliaj në rrjetin social “Twitter”, duke e lidhur me akuzën e ngritur së fundmi për pronarin e televizionit, Ylli Ndroqit, i cili dyshohet se është arrestuar në Turqi dhe Itali për trafik droge.  

Zëdhënësi i kryebashkiakut Veliaj për lajmin e rremë

Zyrtarisht mësohet se kryetari i Bashkisë së Tiranës do të presë nesër rezultatin e testit të dytë dhe do të rikthehet në punë.