Aktualitet

Zemra, organi që shqetëson më shumë shqiptarët! Këshilla nga kardiologia për të mos u neglizhuar

Zemra, organi që shqetëson më shumë shqiptarët!

Zemra është ajo që shqetëson më së shumti shqiptarët, për shkak të problemeve që përjetojnë. Kardiologe nevila Çaushaj thotë se për fat të keq, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakur kanë incidencën më të lartë të sëmundjeve në popullatën shqiptare. Me rastin e ditës Ndërkombëtare të Zemrës, kardiologia u bën thirrje qytetarëve të eleminojnë faktorët e rriskut dhe të ushtrojnë sa më shumë aktivitet fizik, të eliminojnë yndyrnat të mos pinë duhan, të mos konsumohet alkool dhe ushqyerje e shëndetshme. 

‘Duhet më shumë vëmendje për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme’.

 -Nga se vuan populli shqiptar, më së shumti?

Kardiologia: Kemi sëmundje të muskulit të zemrës,  që kryen lëvizjen e gjakut në organizëm, nga dëmtimi nuk kryhet pompimi dhe jep efekte në organizëm, sëmundjet e enëve të gjakut janë gjithashtu të përhapura. Nuk furnizohet muskuli i gjakut që shkakton smëundjet e arterierve koronare dhe miokardit. Kemi patologji si çrregulimi i ritmit të zemrës, valvulat e zemrës, por diagnostikimi i hershëm është shpëtim.

-Përveç sëmundjeve të lindura, a agravohen këto probleme kur njeriu nuk kujdeset?

Sëmundjet e zemrës varën nga faktorë risku, janë të shumtë dhe për fat të keq këto faktorë po shtohen ose po agravojnë situatën shëndetësore si duhanpirja që në moshat e reja, duke dëmtuar muskulin e zemrës etj.

Një tjetër faktor është hemoglobina në gjak. Një ecje e shpejtë në varësi dhe të moshës dhe problemeve të tjera, por do konsumonte më shumë energji dhe feedback më të mirë në organizëm. Është e domosdoshme lëvizja.  Duhen eliminuar yndyrnat.

-Sa vëmendje i kushtojnë shqiptarët zemrës?

Njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen më shumë, kanë ndjeshmëri më të madhe ndaj problemeve duke i dhënë më shumë mundësi vetes për të vajtur tek mjeku, për të bërë vlerësimin e zermës por kjo situatë duhet akoma  që të ketë ndërgjegjësim.

-Si dallohet një problem në zemër? Ka një shenjë?

Djimbja e kraharorit në shumicën e kohës janë dhimbje që në kushte qetësie mbas një ecje të gjatë të shpejtë kur ndërpret aktivitetin dhimbja largohet. Në raste ekstreme pra infark miokardi është dhimbje shumë e fortë, në kraharor, në shpatullën e majtë, që zgjat disa minuta shoqërohet me aritmi , rritje tensione, mund të shkaktojë dhe vdekje, por gjithë pacientët me probleme kardiake që mjekohen edhe për diabet nuk duhet të neglizhojnë qoftë dhe një rëndim në kraharor. Nuk dua të them që është problem zemrë, por një atak paniku., megjithatë nuk duhet ta neglizhojmë.