Aktualitet

Zgjedhje me ushtri: Komisioni jep ok për stërvitjen më të madhe ushtarake nga amerikanët. Pritet dhe dekreti i Metës!

Zgjedhje me ushtri: Komisioni jep ok për stërvitjen më të

U miratua sot nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare projektligji që lejon zbarkimin e mbi 300 mijë ushtarëve amerikanë në Shqipëri, para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kjo është dhe stërvitja më e madhe e ushtarake në historinë e vendin tonë.

Stërvitja do zhvillohet gjatë 26 prill – 20 qershor 2021 nën drejtimin e ushtrisë amerikane ku do të marrin pjesë ushtarë shqiptarë dhe 3100 trupa të vendeve anëtare të NATO-s. Gjithashtu në vend do mbërrijnë 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete jo luftarake, tanke apo blinda si pjesë e demonstrimit të madh për sigurinë që bëhet në Ballkan.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare duhej të jepte miratimin pasi në Kushtetutë parashikohet që vendimi duhet të jepet nga Parlamenti nëse në stërvitje marrin pjesë më shumë se 1000 trupa të huaj.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi tregoi më shumë detaje dhe qëllimin e këtij projekti: Kjo është stërvitja më e madhe në historinë e stërvitjeve ndërkombëtare në territorin e Shqipërisë. Qëllimi i stërvitjes është që trupat tona ushtarake të aftësohen më tej për të pritur dhe për t’u koordinuar me forca ushtarake partnere në stërvitje dhe operacione të përbashkëta. Kjo stërvitje do ta rrisë efektivitetin e përdorimit të kapaciteteve tona ushtarake për të gjitha sfidat e mëvonshme. Në çdo rast prezenca e forcave aleate do të shoqërohet nga ushtarakët tanë, tha ai nga mbledhja e Komisionit.

Projekti do marrë OK në seancën e radhës nga Kuvendi, ndërsa do të kalojë për tu dekretuar edhe nga presidenti Meta, për të cilin në disa media aludohet nëse mund ta dekretojë apo jo.

Stërvitja do zhvillohet në Komandat në garnizonin “Skënderbej” në bazën ajrore të Farkës, të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, por edhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone. Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë do të udhëheqë stërvitjen.

Zgjedhje me ushtri: Komisioni jep ok për stërvitjen më të

*Tiranapost.al.